Kur 20-vjeçarja, femra e pamposhtur në artet marciale të përziera (MMA), Angela Lee, futet në dhomë, është një moment paksa i çuditshëm.
Me një lule të bardhë pas veshit, flokët që kërcejnë rreth supeve të saj dhe me një buzëqeshje jep figurën e një personi të butë dhe shoqëror, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN. A është kjo e njëjta femër që u shfaq në mbarë botën nëpër televizione në muajin maj të vitit të shkuar, duke e goditur dhe shqelmuar derisa mposhti japonezen me përvojë në MMA, Mei Yamaguchi?
E njëjta luftëtare e ashpër, që në moshën 19-vjeçare, siguroi titullin inaugurues të kampionatit të femrave në kategorinë “atom”, duke u bërë kampionia më e re në MMA dhe duke nxitur krahasime me legjendën e boksit, Mike Tyson, i cili në moshën 20-vjeçare siguroi titullin e parë të botës.
“Si fëmijë i vogël, gjithmonë kam dashur të bëhem kampione e botës. Pra, gjatë fëmijërisë jam rritur me këtë dëshirë brenda vetes”, thotë Lee.
Tash ajo po stërvitet në Bangkok për luftën e madhe të radhës….