Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama kanë bërë marrëveshje me “Penguin Random House” për të botuar një libër, transmeton Klan Kosova. “Kompania ka kërkuar të drejtën e publikimit për dy libra, të shkruar nga Michelle dhe Barack Obama”, thuhet në njoftimin e shtëpisë botuese. Titulli dhe detajet tjera të librit ende nuk janë zbuluar, por thuhet se kompania do të paguajë më shumë se 65 milionë dollarë për të drejtat e autorit. Obama është autor i bestsellerëve “Dreams from My Father” dhe “The Audacity of Hope”. Ndërsa zonja Obama ka shkruar “American Grown” – libër për ushqim dhe kujdes për kopsht.