Ayatollah Khamenei, njihet zyrtarisht si “lideri shpirtëror” i shtetit të Iranit. Por para qindra viteve para themelimit të mullahëve dhe ajatollahëve, iranianët kishin besuar në liderin shpirtëror Jalal ad-Din Rumi, poeti persian i njohur si “Rumi” që në Iran është përmendur me emrin “Mowlaana” që do të thotë Mësues. Për popullin iranian ai ishte një udhëzues shpirtëror (guru) fjalët e të cilit ende kanë autoritet të pashoq në lidhje me moralin. Më shumë se 700 vite pas vdekjes së tij, është gati e pamundur që të kalojë një ditë që nëpër çdo qytet, lagje, apo edhe fshat të Iranit nuk dëgjohet jehona e tij! Fjalët e Rumit jetojnë në përditshmëri, pa marrë parasysh se cilës fe, profesion i përkisni një pjesë e madhe e iranianëve i dinë vargjet e poezive të tij, të cilat janë pjesë e secilit vend duke filluar nga shkolla e deri tek parqet e këtij shteti, asnjë vend nuk është jashtë ndikimit të këtij poeti. Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar influencën e Rumit se sa nga vet vargjet e tij. “Sot, si asnjë ditë tjetër, zgjohemi të trembur dhe të zbrazët. Mos e hap derën për mësim por fillo të lexosh. Lejoje bukurinë që e dashurojmë të bëjë të veten. Ka njëqind mënyra për tu gjunjëzuar dhe për të puthur tokën”. Kur të kuptoni këtë poezi, do të kuptoni shpirtin e Iranit, jo vetëm rolin e dogmave fetare, por rolin e besimit shpirtëror, dashurisë dhe bukurisë. Irani është një shtet me përqindje më të madhe fetare të asaj myslimane shiite, mirëpo Irani nuk definohet nga Islami. Ai definohet nga njerëzit e tij të cilët janë myslimanë, hebrenj, të krishterë, agnostikët dhe ateistët. Irani është vendi i lindjes së dy feve kryesore: Zoroastrianizmit dhe Bahaizmit. Irani është shtëpia e miliona myslimanëve, por gjithashtu edhe shteti me popullsinë më të madhe hebreje në një shtet me shumicë myslimane. Pra iranianët e dinë shumë mirë se ka njëqind mënyra për tu gjunjëzuar dhe për të puthur tokën. Megjithatë, regjimi iranian luan rol shumë të madh në interpretimin e fesë si dhe në formësimin e popullit, me ç’rast është bërë edhe shtrembërimi i fesë Islame për qëllime politike, veçanërisht të rinjtë janë të shkëputur nga feja. Por prapë, ekziston një unitet shpirtëror në këtë neveri kolektive gjë që i bën iranianët të bashkohen me fetë, kulturat e tjera e ai është Rumi dhe poetët e tjerë të cilët në mënyrë perfekte i bëjnë bashkë nocionin e muzikës, artit, poezisë dhe mbi të gjitha dashurisë.