Shkup, 1 prill – Sipas Ligjit për regjistrim i cili është në fuqi, diaspora e Maqedonisë së Veriut vetëregjisrohet, ndërkaq, askund nuk përdoret termi “evidentim”.
Me këtë, mund të thuhet se nëse shikohet ligji, qartë thuhet se diaspora hynë në përqindjen e popullsisë së regjistruar.
Neni 8 i ligjit thotë:
“Personat – shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët janë në punë dhe qëndrim të përkohshëm në diasporë, mundësohet të vetëregjistrohen në periudhë prej 1 marsit deri në 21 prill 2021”.
![](https://tv21.tv/wp-content/uploads/2021/04/167716561_10159712756068352_158705463068493290_n.jpg)
Me këtë, demantohet deklarata e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili tha se, “diaspora evidentohet”