Shkup, 17 janar – Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, sot ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore për 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
“Me krenari kombëtare shënojmë 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Për hir të kontributit të tij mbarëkombëtar, sot promovojmë pullën postare së Postës së Maqedonisë me figurën e tij”, thotë Lika.
Ai shtoi se figurën e tij heroike do ta mbajnë përjetësisht të gjallë virtytet dhe traditat që i kemi trashëguar.