Shkup, 14 maj – Gjatë ditës së sotme në Shkup u mbajt Kampionati Shtetëror për junior, ku kampion i padiskutueshëm u shpall Klubi i Mundjes Liria, shkruan gazeta KOHA. Klubi më i suksesshëm shqiptar arriti të grumbullojë gjithsej 33 pikë, shtatë më shumë se KM Ballkanec nga Shtipi, ndërsa në pozitën e tretë u ndal KM Tefejuz me vetëm tetë pikë të grumbulluara. Ndryshe në konkurrencë individuale, Liria arriti të fitojë dhjetë medalje, ndërsa kampion u shpallën Minir Rexhepi (55 kg), Elmedin Sejfullau (60 kg) dhe Riad Rexhepi (74 kg). Ndërkohë, javën qe vjen do të mbahet Kampionati shtetëror për kadetë dhe senior në qytetin e Velesit. (koha.mk)