Paris, 7 mars – Ministrja franceze për Çështje Evropiane, Natali Loazo pas vizitës në Maqedoni të Veriut dhe Serbi në intervistën për gazetën “La Kroa” thotë se “Nuk ka status kuo të Ballkanit”, formulë të cilën e huazon nga një bashkëfolës i saj në Maqedoni të Veriut.
Sipas Loazo, Franca ka ndër mend të kthehet në Ballkanin Perëndimor, i cili u bë “kënd i vdekur i diplomacisë franceze”, lajmëron korrespondenti i MIA-s, transmeton Koha.
Gazeta “La Kroa” që në hyrjen e intervistës thekson se Franca ishte gjatë kohë jashtë Ballkanit, si konstatim i kësaj është fakti që asnjë ministër francez nuk e ka vizituar Maqedoninë e Veriut në katër vitet e fundit. E pyetur nga gazetarja e gazetës “La Kroa” Mari Verdie, konkretisht për Maqedoninë e Veriut, pas kompromisit të arritur për emrin me Greqinë, tani me insistim bën thirrje të fillojë procesi për anëtarësim në BE, dhe nëse zhgënjehet vendi a paraqet kjo rrezik, Loazo konsideron se “nuk ka kuptim që përpara të konfirmohen data” për negociata, duke cekur se vendi ndodhet vetëm në fillim të reformave.
“Është e qartë se në vend ekziston dallim i madh para dhe pas marrëveshjes së Prespës, por edhe krenari e madhe se është arritur pajtim me të gjithë fqinjët. Konsensusi është më i fuqishëm nga që është pritur. Opozita, e cila ishte mjaft kundër saj, nuk do ta vendosë në pikëpyetje marrëveshjen”, thotë ministrja franceze për Çështje Evropiane.
Vendi, sipas Loazo, tani dëshiron të bëjë përparim në reforma dhe kërkon të inkurajohet me hapje të negociatave inkuadruese.
“Por, caktimi i datave që përpara nuk ka kuptim, Autoritetet e Maqedonisë e dinë këtë dhe thonë: nuk është momenti të flejmë. Deri më tani të gjitha përpjekjet e tyre ishin investuar në Marrëveshjen e Prespës. Ne jemi vetëm në fillim të procesit reformues”, thekson ministrja franceze për çështje evropiane.
Natali Loazo, sqaron se të 27-tat kanë pikëpamje të ndryshme për zgjerimin, të gjitha janë të mendimit që të rritet ndihma dhe partneriteti me vendet nga Ballkani Perëndimor.
“Ne kemi interesa dhe projekte mjaft të përbashkëta, si në programin Erazmus+, ashtu edhe në luftën kundër tregtisë me armë të kalibrit të vogël”, thotë ajo.
E pyetur nga “La Kroa” për këmbimin e mundshëm të territoreve mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe nëse kjo mund të çojë deri te vazhdimi i pastrimit etnik, ministrja franceze e angazhuar për Evropë, u përgjigj:
“Nuk janë vendet nga jashtë ato të cilat duhet të vendosin për zgjidhje të dallimeve. Ne nuk konfirmojmë linja të kuqe në vend të palëve. TË ruhet plagë e hapur Kosova, nuk është zgjidhje. Vendet ballkanike janë ato të cilat duhet t’i zgjidhin dallimet mes veti. Nëse tregohet se ka zgjidhje të pranueshme për Prishtinën dhe Beogradin, natyrshëm të favorizohet paqja, atëherë kush do të jemi ne të themi se ajo nuk është paqja që ne e dëshirojmë? Kjo nën rezervë se stabiliteti i rajonit do të garantohej, posaçërisht integriteti i BeH-së”.
Si shenjë mbështetjeje dhe kthimi të diplomacisë franceze në Ballkan, që ishte “këndi i saj i vdekur” Loazo e cekë vizitën e ardhshme të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev në Francë gjatë këtij viti.
Më pas ajo e thekson marrëveshjen e nënshkruar me Beogradin për instalimin në Beograd të Agjencisë franceze për zhvillim, e cila duhet të rrezatojë në rajon, por sipas saj, Serbia duhet të dalë nga lista gri e vendeve të ndryshme në fushën e larjes së parave. Me fjalë të tjera Franca është e gatshme të investojë në Ballkan. (koha.mk)