Shkup, 7 mars – Pasiguri, konfuzion dhe shumë pyetje te bashkësia e biznesit ka hapur ligji për mbrojtjen e të dhënave personale i cili ende nuk është miratuar. Një pjesa e madhe e firmave pothuajse nuk janë të njoftuar me hapat që duhet të ndërmerren në aspekt të implementimit. Njëherësh druajnë nga dënimet e larta gjatë mospërmbushjes eventuale, njofton Koha.
Sipas ekspertëve, zbatimi i ligjit për firmat nënkupton ngarkesë shtesë dhe shpenzime. Problem shtesë është edhe ideja e implementimit të shpejtë në periudhën prej dy vitesh.
Me ligj do të përfshihen kompanitë e të gjitha sektorëve, jo vetëm TIK, por duke përfshirë edhe ndërmarrjet mikro, të vogla, të mesme, të mëdha dhe ato makro.
“Ky proces do të përfshijë një mori organizatash, ku jam i sigurt se një pjesë e madhe shumë pak janë të njoftuar me pasojat dhe ndryshimet e kësaj rregullore. Vallë firmat janë të gatshëm për periudhën prej dy vitesh realisht ta implementojnë rregulloren, vallë edhe shteti është i gatshëm të bëjë pjesën e vet”, ka thënë konsulenti Lubomir Dimovski në info- sesionin e sotëm që e organizon Oda ekonomike për teknologji informatike (MASIT).
Aleksandra Çavdarevska nga MASIT ka thënë se nevojiten më shumë përgatitje, softuerë adekuat të personave për secilën firmë që të mbajnë përgjegjësitë e vendosura që tani janë të modifikuara dhe tensionuara. Këtu, vlerësoi ajo janë problemet më të mëdha.
“Vlerësimi fillestar i sektorit biznesor është një konfuzion i madh, pasiguri dhe shumë pyetje lidhur me zbatimin dhe implementimin e kësaj rregullore. Si sektor TIK deri diku jemi të përgatitur të ndërmarrim rrezikun nga respektimi i saj, por patjetër edhe pjesa tjetër e bashkësisë së biznesit të jetë gati për këtë hap. Nevojiten më shumë përgatitje, softuerë adekuat, trajnim të personave që në çdo formë që të mbajnë përgjegjësitë e duhura që tani janë të modifikuara dhe të tensionuara”, tha Çavdarevska.
Siç ka theksuar Igor Kuzevski, sekretar i përgjithshëm i Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, veçmas janë të gatshëm shërbimet inspektuese të cilët do të kryejnë mbikëqyrje lidhur me respektimin e dispozitave nga ana e kompanive.
“Proceset të ndodhin në mënyrë më të automatizuar, të sigurohet rrezik më minimal dhe i pranueshëm kur bëhet fjalë për përpunimin e të dhënave personale që të mos ndodh penetrim në privatësinë dhe keqpërdorime eventuale”, ka shtuar Kuzevski.
Zbatimi i kësaj rregullore, ka shtuar ai, nënkupton sfidë të madhe dhe hap përpara pasi nëse ndodhë keqpërdorim i privatësisë ose i të dhënave personale, nuk është me rëndësi nëse jeni qytetar i BE-së ose jo.
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale është përpiluar në vitin 2017 në konsultim me sektorin e biznesit. Momentalisht është në Ministrinë e Drejtësisë dhe së shpejti duhet të lëshohet në seancë qeveritare dhe parlamentare. Pas miratimit do të duhet të miratohen edhe 30 akte nënligjore. (koha.mk)