Gjatë mandatit të Parlamentit aktual britanik, Londra zyrtare nuk do t’i ndihmojë Skocisë në organizimin e referendumit të ri për shkëputje nga Mbretëria e bashkuar, deklaroi sot ministri britanik i Mbrojtjes Majkëll Falon, cituar nga mediat britanike.
“Jo, harrojeni atë”, deklaroi ai në një intervistë për gazetën skoceze “Herald”, si përgjigje e pyetjes nëse do të ndihmonte në organizimin e referendumit të ri. Në një intervistë tjetër në temë të njëjtë, këtë herë për Bi-Bi-Si-në në pyetjen për Skocinë ai deklaroi “Qartë sqaruam se nuk ka nevojë për referendum të ri”. Sipas tij Nikolla Starxhen, kryeministër i qeverisë rajonale të Skocisë dhe lider i lëvizjes për shkëputjen e Britanisë së Madhe, duhet ta respektojë rezultatin nga referendumi në vitin 2014, në të cilin 55 për qind e skocezëve votuan për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar. Starxhen në Tuiter ka shkruar se Londra do të marrë “vendim katastrofik” nëse e bllokon organizimin e referendumit të ri për pavarësinë e Skocisë.