Shkup, 19 tetor – Në një kumtesë për media LSDM akuzon kryetarin e partisë VMRO-DPMNE, Hristian Mickovski se dëshiron të ikë nga propozimi për ballafaqim në zgjedhje, transmeton koha.mk.
“Vallë Hrisitian Mickoski dëshiron të ikë nga propozimi për ballafaqim të shpejtë në zgjedhje të parakohshme parlamentare? Me muaj Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare urgjente, ndërsa sot kur ka propozim konkret, ai shpik justifikime”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Sipas kësaj partie, VMRO-DPMNE nuk ka ide, vision, ofertë, madje nuk ka as program.
“Duket që Mickoski e din që nuk ka mbështetje prej qytetarëve dhe se e pret humbje e re.
Micskoski dhe VMRO-DPMNE nuk kanë ide, vizione, ofertë, nuk kanë as program.
Ata duan ripërtëritjen e regjimit kriminel, ripërtëritjen e izolimit në të cilën e kanë mbajtur vendin.
Qytetarët nuk do ta lejojnë këtë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qytetarët do të mposhtin përsëri matricën e regjimit të VMRO-DPMNE-së, siç bënë në zgjedhjet paraprake parlamentare, lokale dhe presidenciale”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së. (koha.mk)