Lulëkuqja është një bimë 1-vjeçare. Rritet në vende barishtore, nga zonat e ulëta e deri në 1000 m lartësi mbi nivelin e detit. Në mjekësinë popullore petalet përdoren në formë ekstrakti të lëngët (2-10 gr në ditë) si qetësues i lehtë i kollës së bardhë, si dhe për të ndaluar rrjedhjen e gjakut. Lëngu i përftuar nga zierja e luleve përdoret për t’i dhënë ngjyrë të kuqe verës dhe për të përgatitur shurupe. Petalet përdoren edhe për të ngjyrosur rrobat në ngjyrë rozë dhe violetë. Farat e kësaj luleje përmbajnë rreth 44 % vaj të përshtatshëm për t’u ngrënë dhe për qëllime mjekësore. Lulëkuqja lulëzon mars-korrik.
PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË FARËS LULËKUQE: Këto fara përmbajnë shumë komponime kimike që kanë vlerë të antioksidantëve, parandalojnë sëmundjet dhe garantojnë shëndet të plotë. Aroma e tyre unike dhe shija e këndshme vjen për shkak të acideve yndyrore dhe vajrave esenciale, të cilat përbëjnë rreth 50% të peshës neto.
- Këto fara janë veçanërisht të pasura me acid oleik dhe linoleik dhe acide yndyrore që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq në gjak.2. Lëvorja e jashtme e këtyre farave është një burim i mirë i fijeve dietike.
- 100 gr. fara të papërpunuara sigurojnë 19.5 gr. ose 51% të nivelit të rekomanduar ditor të fibrave. Pjesa më e madhe e këtyre fibrave ndihmon në përthithjen e ushqimit dhe në këtë mënyrë duke lehtësuar problemin e kapsllëkut.Përveç kësaj, fibrat dietike lidhen edhe me kripërat biliare (produkt i kolesterolit) dhe uljen e absorbimit të tyre në zorrë. Kështu ajo ndihmon në rënien e mëtejshme të niveleve të kolesterolit në gjak.
- Këto fara janë burim i shkëlqyer i vitaminave B-kompleks, si thiamin, acidi pantotenik, pirodiksin, riboflavin, niacin dhe acidi folik.
- Farat e lulëkuqes përmbajnë nivele të mineraleve si hekur, bakër, kalcium, kalium, mangan, zink dhe magnez. Bakri shfrytëzohet në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Zinku është një bashkë-faktor në shumë enzime që rregullojnë rritjen dhe zhvillimin, prodhimin e spermës, tretjen dhe sintezën e acidit nukleik. Kaliumi është një komponent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore, që ndihmojnë kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut.
- Farat e thata përmbajnë nivele shumë të vogla të alkaloideve me përmbajtje opiumi, si morfinë, thebaine, codiene, papaverine etj. Kur konsumohen në ushqim, këto komponime prodhojnë efekt minimal në sistemin nervor të njeriut. Këto kimikate janë gjetur që të kenë efekte të dobishme për trupin e njeriut, zbusin nervozizmin nervor, veprojnë si qetësues dhe zvogëlojnë dhimbjet. Ekstrakti i nxjerrë nga këto fara, është shumë i dobishëm në farmaci dhe ilaçe tradicionale.
PËRZGJEDHJA DHE RUAJTJA: Këto lloj fara mund të gjenden në dispozicion nëpër dyqane ushqimore. Përmbajnë vlera të larta të yndyrnave, gjë që i bëjnë edhe të paprekshëm ndaj oksidimit dhe prishjes. Prandaj, bleni fara të freskëta të cilësisë së lartë në dyqane autentike. Mbani në vend të thatë, të freskët, të errët dhe mbyllni në pako hermetike ku edhe qëndrojnë të freskët deri në gjashtë muaj.
PËRGATITJA: Farat e afionit janë të preferuara në shumë kultura. Ato i japin një aromë të veçantë recetave ushqyese dhe shtojnë shijen. Mund të përdoren të freskëta apo të përpunuara në shumë receta të ndryshme.
NË FORMË ÇAJI: 2 lugë çaji fara lulëkuqe hidhen në ½ gotë ujë që zien. Ena mbulohet me kapak dhe lihet gjysëm ore. Lëngu kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar. Pihen 1-3 doza të tilla në ditë.