Presidenti i sapozgjedhur i Francës, Emanuel Makron dha dorëheqjen nga funksioni kryetar i lëvizjes “Përpara ” (EM) që ai e themeloi, një ditë pasi që me fitore të bindshme në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë u zgjodh president i vendit.
Rishar Ferar, sekretari i përgjithshëm i EM, dje i falënderoi përkrahësit, ndërsa më pas mbajti pres konferencë në të cilën njoftoi se Makron ka dhënë dorëheqje nga funksioni kryetar i lëvizjes “në takimin e jashtëzakonshëm të bordit drejtues”. Për kryetar të përkohshëm në EM, që Makron e themeloi në vitin 2016, u emërua Katrin Barbaru.