Presidenti i Francës, Emanuel Makron vlerëson se homologu i tij rus Vlladimir Putin ka bërë gabim historik me invazionin mbi Ukrainën.
“Mendoj dhe i kam thënë se ka bërë gabim historik për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, tha Makron në intervistën për mediat franceze.
“Mendoj se u izolua. Të izolohesh është një gjë, por të jesh në gjendje të dalësh prej kësaj është rrugë e rëndë”, shtoi Makron.
Presidenti francez e përsëriti se Rusia nuk duhet të nënvlerësohet dhe se gjithashtu tha se nuk e përjashton vizitën në Kiev.