Pushimet e Krishtlindjeve po shërbejnë si periudhë e mirë për futbollistët për të kaluar disa ditë relaksi. Ndër destinacionet më popullore mbeten Ishujt Maldive, ku kanë shkuar shumë lojtarë të njohur në këtë fundviti Francesco Totti, Claudio Marchisio, Daniele De Rossi dhe Stefano Sturaro, bashkë me familjet e tyre. Një tjetër vend favorit shumë i preferuar për futbollistët është Dubai, ku po kalojnë ditë mjaft të bukura Ciro e Jessica Immobile, Papu Gomez dhe Pinilla dhe Paulo Dybala. D’Ampezzo, Alvaro Morata dhe Alice Campello ndodhen në St. Moritz. Icardi dhe Ëanda Nara fluturuan për në Argjentinë, ndërsa Borriello, Pelle, Melo dhe Dani Alves kanë zgjedhur Rio de Janeiro.