Shkup, 21 shkurt – Manastiri është lider nga qytetet e Maqedonisë me numrin më të madh të kuadrove që kanë mbaruar gradën e shtatë të shkollimit, njofton Koha.
Në Agjencinë për punësim të Manastirit për punë presin 84 magjistra. Pas Manastirit vjen Prilepi, Tetova dhe Kumanova.
Në 15 vitet e fundit për 10 herë është rritur numri i kuadrove që kanë magjistruar e që nuk kanë punë. Kështu, në vitin 2003 në listën që prisnin punë në Agjencinë e Punësimit në Manastir kanë qenë vetëm tetë magjistra të shkencave.