S’ka dyshim se përballja më interesante e natës së sotme do të jetë ajo mes Seviljës dhe Mançester Junajtedit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, përballje, e cila cilësohet si përballje e tmerrshme. Në prag të kësaj sfide, Murinjo së bashku me grupin e lojtarëve duken të fokusuar për të regjistruar suksesin e radhës që të kalojnë në raundin tjetër. Ende e paqartë mbetet prezenca e Pogbasë, i cili nuk u pa me grupin dhe nuk dihet ende nëse do të jetë apo jo i gatshëm për ndeshjen e sotme. Mesfushori francez mungoi edhe në takimin që Junajted e fitoi 2-0 në FA Kup ndaj Hadersfild në fundjavë. Ndryshe, futbolli të cilin e zhvillojnë futbollistët e Mançester Junajtedit nuk të emocionon shumë, por Hoze Murinjo me Mançester Junajtedin, shihet një nga konkurrentët serioz për trofe. Me lojtarë si Aleksis Sançez dhe Pol Pogba, fitoret ndaj Seviljës nuk duhet të vihen në diskutim. “Djajtë e kuq” vijnë pas gjashtë fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve.
Ndërkaq, anësori i Mançester Junajtedit, Eshli Jang, ka deklaruar se ekipi i tij ka kapacitete të mjaftueshme që të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon. “Sigurisht që mund të fitojmë. Nuk hyhet në garë për të mos e fituar atë. Këtë do ta synojmë dhe do ta ndjekim çdo ndeshje. E ardhshmja është ndaj Seviljës. Kjo është ndeshje e vështirë si te Huddersfildi, si te Njukasëll si mysafir. Duhet të koncentrohemi”, ka thënë ai për “SkySports”.
Në anën tjetër, Sevilja ka mundur të marr kundërshtarë edhe më të vështirë se Mançesteri pasi kanë mundur të jenë njëra mes Bajern Munih, Real Madrid dhe Juventus. Forma e tyre nuk është e keqe pasi vijnë, sikurse Mançesteri, me 20 pikë të tubuara në 10 ndeshje.
Trajneri i Shakhtar Paulo Fonseka tregtoi së ka skuadër të fortë, kur arriti të dalë nga një grup me klube si Mançester Siti dhe Napoli. Me Romën pritet të jetë një ndeshje e fortë, ndërsa në këtë ndeshjen vijnë pas gjashtë fitoreve, një barazimi dhe tri humbje. Derisa, Roma është klubi më formën më të keqe nga klubet që luajnë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Nuk duken në garë për titull në Serie A, ndërsa në 10 ndeshjet e fundit kanë tri fitore, tri barazime dhe katër humbje.