Manchester United deklaron se është klubi i parë në Angli që emëron me kohë të plotë një trajner anti-terror. Vendi është zënë nga një ish-inspektor nga policia e Greater Manchester specialist i njësisë së kërkimit. Ky emërim, i zbuluar në një nga forumet e klubit, vjen duke synuar masa domethënëse dhe të shtuara sigurie, për tu implementuar në “Old Trafford” gjatë ditëve të ndeshjeve. Automjetet tashmë kontrollohen në mënyrë rutinë teksa ato futen në parkim dhe tifozët kontrollohen pikat e kalimit. Ndeshja e Manchester United, e vlefshme për Premier League, ndaj Bournemouth e planifikuar të muajin maj, u shty për shkak se stadiumi u evakua pas asaj që rezultoi të kishte qenë një bombë fallco e gjetur në një tualet të stadiumit. Një send ky që ishte harruar aty, pas një ushtrimi stërvitor të zbatuar gjatë asaj jave, para ditës së ndeshjes. Në nëntor, dy tifozë gjatë një xhiro turistike në stadium, u fshehën në tualetet e Old Trafford me shpresën që të shihnin ndeshjen e Premier League mes Manchester United dhe Arsenal. Ata eventualisht u gjetën dhe iu dorëzuan policisë. Vitin e kaluar, eksperti i sigurisë Baroness Ruth Henig apeloi që ligjet e licensimit të përforcohen, për të detyruar impiantet zbavitëse në Mbretërinë e Bashkuar që t’u nënshtrohen stërvitjes anti-terror.