Programi për bashkëpunim në lëminë e arsimit dhe shkencës ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së kapaciteteve njerëzore të Hungarisë sot është nënshkruar në Shkup. Siç kumtoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dokumentin e kanë nënshkruar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu dhe Ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, Laslo Ishtvan. Programi e përfshin periudhën prej viteve 2017, 2018 dhe 2019, dhe parashikohet, mes tjerash në bazë reciproke të dy vendet të ndajnë nga 20 bursa për studime në institucionet e tyre të larta arsimore, për secilin vit akademik.
“Në këtë takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga bashkëpunimi i deritanishëm në lëmin e arsimit dhe shkencës. Në kuadër të vizitës së ambasadorit Laslo Ishtvan, ministri Lutfiu shprehu kënaqësin e tij për ndarjen e 20 bursave nga ana e Qeverisë së Hungarisë për çdo vit akademik për studentët e Reepublikës së Maqedonisë për studime deridplomike, pasdiplomike dhe studime të doktoraturës në universitetet më të mira të Hungarisë”, qëndron në kumtesë. Ministri Lutfiu shprehu falenderim të veçantë për bashkëpunimin e deritanishëm në arsimin e lartë, ku me sukses realizohet këmbimi i lektorëve për gjuhë hungareze në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup dhe lektorëve për gjuhë maqedonase në Universitetin e Budapestit. Gjatë këtij takimi punues u shpreh interes nga të dy palët për inicim të implementimit edhe të dispozitave tjera nga Programi të cilat kanë të bëjnë me krijimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërinstitucional në lëmin e shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve dhe mes institucioneve të larta arsimore, shtohet në kumtesë.