Konferenca e dhjetë rajonale për kadastër dhe infrastrukturë të të dhënave hapësinore do të mbahet sot në Shkup. Në konferencë është paralajmëruar fjalimi i drejtorëve të kadastrave të Maqedonisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë. Organizator i konferencës është Agjencia për Kadastër të Patundshmërive të Republikës së Maqedonisë.