Shkup, 18 janar – Njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptar nga Maqedonia Enis Bardhi, është përfshi në faqet e njërës prej mediave sportive më të njohura në Evropë “Marca”. Në fakt e përditshmja spanjolle Bardhin e ka renditur në mesin e dhjetë golashënuesve më të mirë në Botë për moshën 19-23 vjeç. Bardhi është renditur në pozitën e gjashtë në kategorinë e golashënuesit më të mirë të rinj në botë. “Marca” gjithashtu thekson se Bardhi është mesfushor defensivë dhe pa marr parasysh kësaj, ai posedon aftësi edhe për të shënuar, duke e dëshmuar këtë me tetë golat e shënuar.
E përditshmja spanjolle potencon se Bardhi është edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë deri 21 vjeç, e cila u plasua në Kampionatin Evropian. Kujtojmë, shkupjani, kishte një gjysmësezon të shkëlqyeshëm në Hungari duke shënuar tetë gola për Ujpeshtin dhe gjithashtu është në garë për çmimin e golashënuesit më të mirë në kampionatin hungarez. Në listën nga 10 futbollistë në pozitën e parë është nigeriani Henry Onyekuru, në pozitën e dytë ështëDimitri Oberlin, pastaj vjen në pozitën e tretë argjentinasi Sebastian Driusi, Rauno Sapien nga Estonia është i katërti, para Bardhit në pozitën e pestë është danezi Marcus Ingvartsen. Pas Enis Bardhit në pozitën e shtatë është slloveni Luka Zahoviç, ndërsa në pozitën e tetë është boshnjaku Rijad Bajiç, në pozitën e nëntë është Cecilio Dominguez nga Paraguai dhe në pozitën e dhjetë është Cristian Guanca nga Ekuadori. (koha.mk)