Nisja e lidhjes së tyre thuajse gjashtë vite më parë bëri bujë dhe ai, një i moshuar francez me pasuri disa miliona euro, gjatë gjithë kohës bëri një jetë të thjeshtë, ndërsa ajo një agjente imobiliare nga Parisi me pasion për muzikën, ishte 25 vite më e re. Historia mes Sandrine Devillard dhe familjes së bashkëshortit të saj të ndjerë, Marcel Amphoux u përmbyll me një betejë të ashpër ligjore lidhur me trashëgiminë. Detajet e historisë u bënë publike nga mediatfranceze. Gruaja e kishte njohur të moshuarin i cili ishte i vetëm dhe pa fëmijë, teksa kërkonte të blinte disa toka, e joshi dhe brenda pak kohësh u martuan.
Por në vitin 2012, Marcel vdiq në një aksident tragjik rrugor, teksa udhëtonte në një makinë që drejtohej nga një mik i Sandrine. Në atë moment, siç raporton noa.al, gruaja pretendoi trashëgiminë, të cilën i moshuari i’a kishte premtuar në testament.
Por ajo nuk do të shohë asnjë cent nga pasuria e tij. Në testament, gjithë çfarë i ishte premtuar gruas ishte anuluar pak para vdekjes nga vetë Marcel me dëshirën e tij, i cili kishte vendosur që gjithë pasurinë t’ia linte një kushërirës së tij, disa fqinjëve dhe disa fshatarëve që jetonin dhe punonin në zonën ku kishte jetuar i moshuari në vetmi. Por gruaja nuk u dorëzua dhe nisi një betejë ligjore dhe pas katër vitesh, në javën e parë të janarit gjykata doli me vendim, në testament emri i saj nuk shfaqet dhe Sandrine nuk ka të drejtë mbi asgjë. Qysh në kohën kur nisi lidhja mes tyre nisën zërat se gjithçka u bë që gruaja të merrte pasurinë, por Sandrine bëri një videoklip për të bindur fqinjët e Marcel se e donte dhe aty këndonte për dashurinë dhe shfaqej edhe i moshuari.