Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampioni i botës në peshat e rënda në kategorinë WBC, është arrestuar dhe akuzuar nga policia për mbajtje e përdorim të marihuanës. Policia e Alabamës, ka konfirmuar fillimisht arrestimin dhe më pas lënien e lirë të boksierit mbrëmjen e së mërkurës, që po i jepte makinës në momentin që është ndaluar. Në makinën e tij është gjetur edhe sasia (ende e papërcaktuar) e marihuanës.
“Policia ka gjetur një sesi të marihuanës në makinë”, ka thënë policia e qytetit të Tuscaloosa gjatë një komunikate për mediat, duke thënë se lënda e ndaluar i është gjetur boksierit në kroskot. Më pas, Wilder është lënë i lirë nga policia e Alabamës, pasi ka paguar një gjobë prej 1,000 dollarësh, por ai pritet që të dalë para gjykatësit për sqarime.
Wilder është i pamposhtur në ring (38 fitore) dhe që prej janarit të 2015-ës është kampion bote i kategorisë WBC në peshat e rënda. Fitorja e fundit e tij është shënuar në shkurt të këtij viti, kur mundi Gerald Washington, ndërkohë që ende nuk dihet se cili do të jetë rivali i ardhshëm. Mediat amerikane bëjnë me dije se boksieri po kthehej në vendlindje në momentin e arrestimit, pasi kishte qenë disa ditë pushim.