E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Mbërrin Izraeli, në Rinas i presin me qen anti-eksploziv

Kombëtarja e Izraelit ka mbërritur vetëm pak minuta më parë në vendin tonë në kushte shumë të larta sigurie.

Mediat izraelite, shkruajnë se kjo dallohej qartësisht që në avion ku me dhjetëra agjentë sigurie kishin qëndruar bashkë me lojtaret. Ndërkaq, edhe në tokë i prisnin masa të rrepta, ku binte në sy përveç numrit të lartë të policëve, edhe prania e madhe e qenve antieksploziv në aeroportin e Rinasit, shkruan Panorama Sport.

Për udhëtimin e skuadrës në një prej hoteleve të Tiranës, policia bllokoi qarkullimin e automjeteve nga Rinasi e deri në qendër të kryeqytetit. Ndërkaq, lojtarët nuk do të lejohen të dalin nga hoteli i tyre, ku shoqërohen nga forca të shumta sigurie shqiptare dhe izraelite.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm