Shkup, 28 qershor – Komisioni parlamentar për Çështje Evropiane sot ka mbajtur mbledhjen e parë të Komisionit, ku i kushtohet proceseve eurointegruese të vendit, në të cilën ishin këmbyer mendime dhe qëndrime për avancimin e tyre, nga aspekti parlamentar. Në lidhje me temën, fjalime hyrëse patën kryetari i Komisionit, Artan Grubi, ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, si dhe zëvendëskryetari në Qeverinë e Maqedonisë, i ngarkuar për çështjet evropiane, Bujar Osmani. Me këtë rast, Grubi theksoi se në fokusin e punës së Komisionit do të jetë, para se gjithash, përparimi i agjendës reformuese evropiane dhe kërkoi që Komisioni të miratojë konkluzion që Kuvendi të miratojë Deklaratë për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ky propozim unanimisht u pranua nga anëtarët e Komisionit. “Komisioni do të punojë me përkushtim dhe transparencë, me qëllim të përfshirjes më gjithëpërfshirëse të të gjithë faktorëve në shoqërinë për realizimin e reformave të nevojshme të BE-së. Gjithashtu, Komisioni vazhdimisht do të ushtrojë mbikëqyrje parlamentare mbi punën e Qeverisë, në pjesën që ka të bëjë me implementimin e proceseve eurointegruese të vendit”, është zotuar Grubi.
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, duke mbështetur agjendën evropiane të Maqedonisë, ka shprehur gatishmëri të Qeverisë për t’i realizuar reformat e nevojshme të BE-së në tre muajt e ardhshëm, para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Në atë drejtim informon se është përpiluar draft version i Planit aksional, në të cilin janë adresuar Prioritetet Urgjente të Reformave. Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, duke u fokusuar në gjendjet aktuale në lidhje me eurointegrimin e vendit, theksoi se është arritur përparim në këtë plan, pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë së re, por edhe se nevojitet të punohet në realizimin e rekomandimeve nga Prioritetet Urgjente të Reformave, si dhe të vërejtjeve të nënvizuara në Raportin vjetor për progresin e vendit në vitin 2016. “Vetëm atëherë do të përmirësohen gjendjet në vend dhe rininë, biznes komunitetin dhe gjithë qytetarët në shtetin do t’i ndjejnë këto të mira në jetën e përditshme. Gjatë kësaj, sugjeroj në rëndësinë e Kuvendit si forum për mbajtjen e dialogut konstruktiv politik dhe me përfshirjen e sektorit civil në një mënyrë inkluzive dhe transparente të kontribuohet për avancimin e proceseve të BE-së në vend”, theksoi ambasadori Zhbogar. Komisioni kishte debat, në të cilin morën pjesë deputetët Frosina Remenski, Antonio Milloshoski dhe Zeqirija Ibrahimi, të cilët në diskutimet e tyre – i mbështetën proceset evropiane të Maqedonisë, me ç’rast është shprehur gatishmëri e vendit të investojë përpjekje për zbatimin e reformave të domosdoshme të BE-së me qëllim të lëvizim më afër Bashkimit Evropian. Është manifestuar angazhim i përbashkët politik për rrugën eurointegruese të vendit, për çka ka konsensus politik dhe qytetar. Gjatë kësaj është sugjeruar edhe në problemin që vendi ka me Greqinë fqinje, dhe se është e nevojshme i njëjti të tejkalohet. Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësuesit e Korit Diplomatik në Republikën e Maqedonisë, ndërkaq të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile me çka Komisioni vendosi praktikë të re për të gjitha çështjet në lidhje me proceset eurointegruese të përfshijë edhe sektorin joqeveritar.