Barcelona e ka mposhtur 3:2 Real Madridin midis “Santiago Bernabeut”, duke rihapur seriozisht garën për titull. Me 10 lojtarë në fushë nga minuta e 75, Real Madridi nuk ka mundur të përballojë presionin e Barcelonës, që triumfuan 3:2 me golin e Lionel Messit të shënuan në minutën e fundit të ndeshjes, shkruan Gazeta Express. Pesë herë më i miri i botës, Leo Messi, shënoi në minutën e 92’të për t’ia dhuruar tri pikë Barcelonës, që tani rihapet seriozisht gara për titull. Messi shënoi dy gola në këtë ndeshje, derisa tjetrën e realizoi Rakitic. Për Realin shënuan James e Casemiro. Pas kësaj fitore të Barcelonës, është rihapur seriozisht gara për titull, që janë barazuar me pikë 75, por që Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.