Komunikacioni në urën “Bliznak” në lagjen Aerodrom është i mbyllur në të dy drejtimet për shkak të tubacionit të pëlcitur të gazsjellësit. Policia konfirmoi se nga ora 13:20 për arsye të sigurisë tërësisht është mbyllur komunikacioni nga bulevardi “Kiro Gligorov” deri në rrugën “Pero Nakov”. Ekipet e institucioneve kompetente janë dërguar në terren dhe punohet në mënjanimin e defektit.