Një mundës iranian ka akuzuar sot drejtuesit e tij, se është detyruar që të humbasë sfidën me një rival rus, në mënyrë që në raundin tjetër të mos duelonte me rivalin nga Izraeli, i cili ishte kualifikuar më parë. Por, pavarësisht kësaj humbje, mundësi nga Irani është ripërshkuar nga organizatorët dhe është përballur, çuditërisht, me mundësin nga Izraeli që i donte të evitonte. Dhe, ashtu sikurse pritej, mundësi nga Izraeli e “fitoi” këtë sfidë për “dëmtim” të rivalit iranian, që u tërhoq pas urdhrit.
Ai që ka ngritur zërin se është mundësi nga Irani, Alireza Mohammad Karimimachiani, medalje bronzi në botërorin 2015 në peshën 86kg. Ai u shpreh: “Një minutë para se të niste sfida ime në Botërorin U-23 (zhvilluar në Poloni) ndaj rivalit rus, më thanë se duhej të humbisja për të mos u përballur me mundësin izraelit”. Mundësi rus, që mendonte se do ta humbiste atë ndeshje, i erdhi një dhuratë nga Zoti, madje në fund fitoi medaljen e artë në këtë kategori. “Për një moment mendova se Botërori im përfundoi këtu, por fitova ndaj iranianit, që ishte rivali më i fortë”, tha mundësi rus Alikhan Zhabrailov. Siç dihet, mundësi iranianë nuk duelojnë ndaj atyre izraelitë dhe për këtë veprim shpërblehen nga qeveria e vendit të tyre, siç ndodhi edhe në këtë rast, kur Ministria e Sportit të Iranit e ka vlerësuar gjestin e mundësit të saj.