Mediumet e lidhura me pushtetin në Iran njoftuan se Teherani ka lëshuar valën e tretë të dronëve ndaj Izraelit.
Korparmata e Gardës revolucionare islamike paraprakisht ka lëshuar kumtesë, ku konfirmon se ka filluar sulm ndaj Izraelit dhe shtoi se kjo është përgjigje ndaj sulmit të IDF-së ndaj kompleksit të konsullatave në Damask, ku janë vrarë disa antarë të IRCG-së, duke përfshirë edhe dy gjeneralë.
“Si përgjigje të krimeve të shumta të regjimit cionist, duke përfshirë edhe sulmin ndaj Konsullatës iraniane në Damask, forcat ajrore të IRCG-së kanë gjuajtur pozita të caktuara në territoret e okupuara me lansim të dhjetra projektileve dhe drolëve”, thuhet në kumtesë. (MIA)