Londër, 12 nëntor – Një vit pasi që e akuzoi Moskën për agresion ushtarak dhe përzierje në zgjedhje, kryeministrja britanike, Tereza Mej është e gatshme të porosisë se Britania është “e hapur për marrëdhënie tjetër” me Rusinë, nëse ai vend nisë “rrugë të re”.
Ajo në fjalimin vjetor në qendrën financiare londineze pritet të deklarojë se janë ndërmarrë aksionet në vitin e fundit, duke përfshirë edhe dëbimin e personave zyrtarë rusë për shkak të helmimit të agjentit Sergej Skripal, e thelluan besimin e saj në “përgjigje kolektive” ndaj kërcënimeve të tilla, transmetojnë mediumet britanike, të cilat kanë qasje në fjalimin e saj.
“Por, siç thashë edhe para një viti, ky nuk është raporti që dëshirojmë me Rusinë. Mbetemi të hapur për një raport më ndryshe – atë në të cilin Rusia do të heqë dorë nga sulmet e veta, të cialt i munojnë marrëveshjet dhe sigurinë ndërkombëtare”, thekson Mej në fjalimin e vet.
Ajo, gjithashtu, do të shfaqë shpresë se Rusia do ta zgjedhë atë rrugë dhe “nëse e bën atë, ne do të përgjigjemi në mënyrë të ngjashme”.