Memorandum për bashkëpunim nënshkroi sot drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Marjan Spaseski, drejtori ekzekutiv i koalicioni “Tani”, Zoran Ilieski, drejtori i Qendrës për marrëdhënie me opinionin në kuadër të Universitetit “Goce Dellçev – Shtip”, Vllatko Milenkoski, prorektori për Financa i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, prof. dr. Svetllana Nikollovska dhe themeluesja e Të rinjve info internacional, Antoaneta Ivanova. Nisma për nënshkrimin e Memorandumit, kumtuan nga Agjencia, doli nga pjesa e plotësimit të obligimeve të ndërmarra prej Planit veprues për zbatimin e Strategjisë nacionale për të rinj.
Qëllimi i Memorandumit, siç theksohet, është qasja dhe transparenca e informacioneve në interes të të rinjve për realizimin e nevojave të tyre, si dhe rrjetimi i institucioneve dhe organizatave aktiviteti kryesor i së cilave është informimi i të rinjve. Nga Agjencia informojnë se pjesë e memorandumit është edhe zbatimi i fushatës për informimin e të rinjve e cila do të ketë për qëllim përmirësimin e Informimit të të rinjve në Republikën e Maqedonisë.
Aktivitetet e fushatës përfshijnë komunikim të përditshëm me organizatat e përfshira për të rinj nga e mbarë Maqedonia, dhënien e instruksioneve për pjesën online të fushatës, disejnimin dhe shtypjen e materialit promovues për fushatën, kontaktin me mediat për mbulimin e ngjarjeve për të rinj, publikimin e konkursit për krijimin e aplikacionit celular dhe publikimin e konkursit për përpunimin e videos së animuar për promovimin e aplikacionit celular. Agjencia për të rinj dhe sport do të sigurojë shpërblime në të holla në vlerë prej 30.000 denarë për aplikacionin celular dhe 18.000 denarë për videon e animuar.