Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe të Kanadasë sot kanë lidhur Memorandum për transaksione ndërqeveritare, duke përfshirë edhe furnizim të pajisjeve mbrojtëse dhe të sigurisë, veshmbathjeve dhe shërbimeve. Memorandumin e nënshkruan ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe Ketlin Çaba, ambasadore e jashtëzakonshme e Kanadasë për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Memorandumi ka për qëllim që t’i lehtësojë dhe ndihmojë transaksionet ndërqeveritare për furnizim të pajisjeve mbrojtëse dhe të sigurisë, veshmbathjeve dhe shërbimeve, që do të kryhen mes dy palëve. Gjithashtu, me memorandum është parashikuar që dy palët të identifikojnë projekte apo aktivitete, për të cilat janë të kapshme të mirat materiale dhe shërbimet nga Kanadaja, kumtoi MPB-ja