Berlin, 26 shtator – Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot deklaroi se pret që Britania e Madhe ta gjejë rrugën e vet pas daljes nga Bashkimi Evropian dhe se nuk ka bazë për arrogancë ndaj vendit.
“Ata do të kthehen në kahjen e duhur. Unë aspak nuk jam e shqetësuar për Britaninë e Madhe, Duhet të bëjmë përpjekje sepse është në interesin tonë të kemi marrëdhënie të mira me atë vend dhe çdo formë e arrogancës është plotësisht joadekuate në atë rast”, tha Merkel para gazetarëve në Frankfurt.
Në pyetjen nëse hapat e gabuar të palës evropiane kontribuuan për problemet aktuale të Britanisë së Madhe, Merkel pranoi se ndoshta janë bërë gabime në Evropën kontinentale, por deklaroi se “debati për – a e duam atë apo jo, ka peshuar që prej momentit kur Britania e Madhe ka hyrë në BE”.