Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel sot dërgoi urim deri te kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev me rastin e zgjedhjes së tij për kryeministër dhe formimin e Qeverisë së re, informon shërbimi qeveritar për media.
“Përzemërsisht u uroj për zgjedhjen tuaj për kryeministër. Qeveria federale me vendosmëri e mbështet qëllimin e afrimit të mëtejmë të vendit tuaj pranë Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Republika Federale e Gjermanisë me kënaqësi do t’u mbështet në angazhimet tuaja. Gëzohem që personalisht do të njoftohemi në Konferencën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor më 12 korrik në Trieste”, ka theksuar kancelarja Merkel në urimin dërguar deri te kryeministri Zaev.