Nuk ka më asnjë dyshim, si në javët e shkuara. Tani marrëveshja është e plotë. Leo Messi do të rinovojë me Barcelonën dhe shpallja do të ndodhë në orët e ardhshme, gjatë ditës së mërkurë. Futbollisti argjentinas i Barcelonës do të jetë të paktën deri në vitin 2021 në “Camp Nou”. Ky angazhim parashikon edhe një sezon opsional shtesë, ndërsa klauzola e ndërprerjes së bashkëpunimit tashmë është vendosur në shumën e 300 milionë eurove. Barcelona sistemon kësisoji çështjen më kryesore, që e kishte të hapur. Klubi katalanas tani mund të përqëndrohet në operacione të tjera. Messi, i cili është në muajin e mjaltit, pas dasmës së tij, të premten e kaluar, do të nënshkruajë kontratën javën e ardhshme, kur të inkorporohet me pjesën tjetër të skuadrës, në përgatitjet parasezonale.