Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike, ish kryetar i Çairit ka dalë me një propozim të ri për BDI-në, e cila së fundmi e kritikon për ndërtimet ilegale.
Mexhiti në Kanal 5 tha se nëse BDI mendon se ndërtimet pa leje janë legalizuar jashtë ligjit, i fton të njëjtit që t’i prishin.
“Nëse BDI mendon që legalizimet në Çair janë bërë jashtë ligjit, hajde t’i prishim atëherë”, tha Mexhiti.
Mexhiti deklaroi se shumica e ndërtimeve ilegale të legalizuara në Çair, janë të funksionarëve të BDI-së.
Për këtë reagoi BDI duke thënë se Mexhiti po tenton t’i ikë përgjegjësisë.