I ashtu quajturi “Grupi i Zjarrit”, sonte ka mbajtur takim me qytetarët në Komunën e Sarajit. Izet Mexhiti si pjesë e këtij grupi lara të lranishmve tha se kjo që po sheh nê Saraj është një frymë e re dhe zani i popullit.
“Duhet ta kthejmë BDI-në, aty ku ishte dhe ku e meriton në mbrojtje të vlerave të popullit. Mos të tentojnë të na frikësojnë me shkarkimin nga pozitat sepse ne këtu jemi për popullin dhe në mesin tonë ka lersona që kanë qenë pa pozita për 20 vjet, siç është Bashkim Hasani Dertin le të jetë mbi ata që kanë ardhur për pozita në BDI”, tha ai.
Mexhiti shtoi se ata deri më tani kanë heshtur pêrshkak integrimeve, por tani nuk mund të heshtin dhe do të flasin.
“Para zgjedhjeve kemi premtuar para qytetarëve projekte të ndryshme dhe asnjë projekt nuk është realizuar përveç pozitat e zëvendëskryeministrit”, tha ai.