Kanbera, 28 nëntor – Autoritetet në shtetin federal australian Kuinslend sot bën evakuimin e rreth 8.000 njerëzve, për shkak të zjarreve të cilat shpërthyen në atë pjesë të Australisë.
Autoritetet informuan se në Kuinslend për momentin janë përhapur mbi 130 zjarre, për çka tanimë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Për shkak të zjarreve, përhapja e të cilave është ndihmuar nga moti i thatë dhe erërat e fuqishme, janë mbyllur mbi 35 shkolla dhe pesë kopshte për fëmijë.
Zjarret në Kuinslend filluan në fund të javës së kaluar dhe deri tani kanë shkatërruar disa objekte, por nuk ka të dhëna për viktima.