Luftëtarët e milicisë së minoritetit të krishterë të Republikës së Afrikës Qendrore e kanë sulmuar një bazë të OKB-së për të dytën natë më radhë, njoftoi sot një zyrtar i OKB-së, pasi një jave dhune që ka lënë të vdekur gjashtë paqeruajtës në kufirin juglindor. Qasja në qendër të qytetit Bangassou për t’i marrë të lënduarit dhe të vdekurit është penguar nga luftimet, edhe pse 24 persona të lënduar janë trajtuar në një spital të afërt, sipas Médecins Sans Frontières, transmeton Express. Luftimet në dhe përreth Bangassou e kanë shkaktuar një numër të papërcaktuar të vrasjeve të civilëve. Një sulm të hënën e kaluar ndaj konvojit të OKB-së vrau pesë paqeruajtës. “Ata gjuajtën me armë ndaj kampit gjatë natës dhe ne iu kundërpërgjigjem”, ka thënë Herve Verhoosel, zëdhënës i Misionit të OKB-së (MINUSCA) përmes telefonit nga kryeqyteti Bangui. “Nuk mendojmë se ka marrë fund sepse ka mundësi që sulmuesit do të rikthehen,” ka thënë ai.