Kompania multimilionëshe “Milka”, së fundi ka njoftuar për një konkurs pune tejet të veçantë. Kjo pasi stafi i kompanisë së çokollatës “Milka” së fundi ka shpallur konkurs për testues çokollatash. Sipas një artikulli të tabloidit gjerman Bild, vet kompania e çokollatës në fjalë e ka konfirmuar një ofertë të tillë e cila vlen saktësisht për ata që e duan dhe çmenden pas çokollatave. Poashtu “Milka” ka bërë të ditur se pothuajse 1500 persona kanë aplikuar për vetëm 24 orë për një pozitë pune si testues i çokollatës së “Milka”.