Shkup, 19 tetor – Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri sot ka pritur në një takim pune përfaqësues nga kompania franceze Indemia ndërsa bashkë me to në takim ka qenë dhe atashehu për siguri në ambasadën franceze.
“Sot, realizuam takim pune me përfaqësuesit e kompanisë franceze “Indemia”: Izabel Lauzon, Andrea Moreti dhe Denis Veret, si dhe me Stefan Ropers, atashe për sigurinë e brendshme në Ambasadën e Francës. U bisedua edhe lidhur me proceset inovative dhe teknologjitë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit”, është shprehur kështu pas takimit ministri Shaqiri.
Sot, realizouam takim pune me përfaqësuesit e kompanisë franceze "Indemia": Izabel Lauzon, Andrea Moreti dhe Denis…
Publiée par Jeton Shaqiri sur Lundi 19 octobre 2020