Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i shoqëruar nga zëvendësministri Agim Nuhiu dhe bashkëpunëtorë tjerë nga MPB-ja, pasdite ishte për vizitë pune në Vinicë me ç’rast realizoi takim me të punësuarit në stacionin e policisë, me kryetarin e komunës Ivica Dimitrov dhe me anëtarë të Këshillit komunal dhe të Këshillit për parandalim.
Shefi i policisë së Vinicës, Lupço Petrov informoi se në afatin e planifikuar kohor ka përfunduar rikonstruksioni ndërtesës së stacionit të policisë për çka janë investuar mjete nga buxheti i Ministrisë.
Në pushtetin lokal në Vinicë, u bë fjalë për gjendjen e sigurisë në komunë, si dhe për aktivitetet për vendosje të bashkëpunimi më të mirë mes autoriteteve lokale dhe policisë.
Në takimin me anëtarët e Këshillit për parandalim u bisedua për masat për përmirësim të sigurisë në trafik dhe zgjidhje të reja të trafikut në Vinicë, si dhe për avancimin e parandalimit në sferat tjera përmes grupeve të përbashkëta këshilldhënëse mes qytetarëve dhe shërbimeve të policisë. (koha.mk)