Tiranë, 29 tetor – Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës së Shqipërisë, Belinda Balluku është pozitive në Kovid-19.
Lajmi u kumtua nga Ministria, sipas së cilës gjendja shëndetësore e ministres është e qëndrueshme, me simptoma të lehta të sëmundjes.
Kjo është rasti i parë i një anëtari të infektuar të kabinetit të Kryeministrit Edi Rama. Ai dhe ministrja Balluku kanë vizituar së fundmi disa projekte të infrastrukturës.
Për dallim nga Qeveria, në shtëpinë ligjëdhënse shqiptare, deri më tani katër deputetë kanë rezultuar pozitivë në Kovid-19 të cilët janë shëruar.