Bruksel, 17 korrik – Politikani rumun Mirçea Xhoana është emëruar për zëvendës- sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s, thuhet në komunikatën e Aleancës që sot është liferuar në Bruksel.
“Gëzohem që mund ta kumtoj emërimin e Mirçea Xhoanës për zëvendës- sekretar të ardhshëm të përgjithshëm. Ai është ithtarë bindës i lidhjeve transatlantike dhe përvojën e tij të gjatë të funksionarit shtetëror dhe diplomatit do ta shfrytëzoj edhe në punën e re. Ai është rumuni i parë që merr funksion të tillë të lartë”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Në deklaratën e tij poashtu nënvizohet se Xhoana do ta zëvendësojë Rouz Gotemilerin e cila ka qenë zëvendës- sekretar i përgjithshëm nga tetori 2016.
“Shumë jam mirënjohës ndaj Rouz Gotemilerit. Përvoja e saj diplomatike në sferën e politikës ndërkombëtare të sigurisë është e paçmueshme për NATO-n, pasi Aleanca vazhdon të adaptohet në kushtet më të paparashikueshme të sigurisë”, ka shtuar Stoltenberg.
Mirçea Xhoana është themelues dhe kryetar i Institutit Aspen në Rumani.(koha.mk)