Luka Modriç ka refuzuar rinovimin e kontratës me Realin e Madridit, por bisedimet për një akord nuk janë ndërprerë ende. Zikaltërit qëndrojnë “prapa derës” dhe do të provojnë të joshin fituesin e “Topit të Artë” të transferohet në Milano.
Ndërkohë “Sky Sport” ka përcjellë ditën e djeshme një copëz të intervistës së realizuar Pierio Auzilios, drejtorit sportiv të Interit, nga gazetari italian Xhanluka Di Marcio: ku është diskutuar rreth lajmit të merkatos (tani i konfirmuar, jo më një thashethem) që qarkulloi këtë verë, pra transferimin e mundshëm të Luka Modriçit nga Reali i Madridit te klubi zikaltër.
“Nuk po e besoja plotësisht, por njëkohësisht nuk shoh përse mos ëndërrojmë”, është shprehur Auzilio. “U limitova, – ka shtuar, – në këtë koment: ‘Ne jemi gati, nëse Reali i Madridit mendon se mund të realizohet mund ta diskutojmë’. Megjithatë, duke i ditur mundësitë që kishim, nuk e pamë të arsyeshme nisjen e bisedimeve me ta. A mund të rikthehet si ide merkatoje? Në futboll asgjë nuk mund të konsiderohet e pamundur”.