Kinshasa, 27 dhjetor – Qeveria e Kongos urdhëroi ambasadorin e Bashkimit Evropian Bart Uvri ta lëshojë shtetin në afat prej 48 orëve, pasi BE-ja i vazhdoi sanksionet për kandidatin presidencial të partisë në pushtet Emanuel Ramazani Shadari para zgjedhjeve të caktuara për të dielën.
Urdhri pasoi pas disa tentimeve të pasuksesshme nga ana e Qeverisë së Kongos të sigurojë që BE-ja t’i heqë sanksionet për Shadarin.
BE-ja javën e kaluar vendosi sanksione kundër Shadarit, ish-ministër i Punëve të Brendshme, për shkak të gjoja ndërhyrje në procesin zgjedhore pas protestave të qytetarëve të cilët ishin të pakënaqur nga shtyrja e zgjedhjeve.