Federica Moherini ka folur para gazetarëve pas takimit me kryetarët e partive politke në Maqedoni, e cila tha se vizita e saj vjen pas një situate të rëndë politike. Ajo i bëri thirrje presidentit Ivanov të reflektojë dhe ta kthejë vendimin dhe të ndajë mandatin. Mogherini gjatë kësaj thirrje citoi edhe një nen të Kushtetutës së Maqedonisë, që sipas saj obligon presidentin ta ndajë mandatin për partinë e dytë fituese.
“Me kryetarët folëm rreth takimeve të ardhshme që do të jenë në Maqedoni. Shpresoj, që çdo njëri do të jap maksimumin për dalur nga kjo situatë. Është përgjegjësi e politikanëve që të sigurojnë jetë më të mirë për qytetarët”, deklaroi Mogherini. Ajo ju bëri thirrje të gjithë partive politike, të punojnë për të dalur nga kriza politike.