E shtunë, 24 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Moska: Rebelët përdorën armë kimike në Aleppo

Oficerët rusë kanë zbuluar dëshmi se terroristët përdorin armë kimike në pjesën jugperëndimore të qytetit sirian Alepo, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes gjeneral-majori Igor Konashenkov.

Ai theksoi se oficerët nga Qendra ushtarake nacionale për mbrojtje radioaktive, kimike dhe biologjike kanë zbuluar dëshmi se terroristët kanë përdorur armë kimike kundër civilëve dhe ushtarëve sirianë.

Konashenkov shtoi se ushtarët kanë gjetur municion të pashpërthyer artilerik të terroristëve me mjete kimike dhe kanë marrë kampion nga vendi i zbatimit të tyre.

“Pas zbatimit të analizës së shpejtë në një laborator mobil është vërtetuar se materiet toksike me të cilat janë mbushur granatat artilerike të militantëve, me siguri të madhe paraqesin klor dhe fosfor të bardhë”, shtoi Konashenkov.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm