Shkup, 20 janar – Moti sot do të jetë i kthjellët dhe shumë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit, sipas DPHM-së, do të lëvizë prej minus 13 deri në minus katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus një deri në tetë gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë minimale prej minus nëntë dhe ajo maksimale prej katër gradë.
Të enjten në malet në pjesët perëndimore do të ketë kushte për borë të përkohshme. Pastaj në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ngrohtë me shi të kohëpaskohshëm, dhe në malet e dëborës me intensitet të ndryshueshëm.
Gjatë fundjavës do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugore. Për shkak të rrymave nga jugu, do të ketë rritje të temperaturave të mëngjesit dhe të ditës, gjë që do të shkaktojë shkrirjen më të shpejtë të borës.