Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla dhe erë të dobët. Indeksi UV do të ketë vlerën 8. Temperatura e ditës do të lëvizë prej 13 deri 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri 39 gradë. Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla dhe erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 17 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 37 gradë.
Ngrohtë do të jetë edhe të dielën, por në orët e pasdites pritet rritje e vranësirave. Nga fundi i ditës dhe natës drejt të hënës vranësira do të përcillet me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Ndryshim më të konsiderueshëm të motit pritet të hënën kur do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme, me erë dhe freskët me reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Në pjesët perëndimore të vendit në disa vende janë të mundshme reshje më intensive. Do të fryjë erë e forcuar veriore, veçanërisht pasdite që do të shkaktojë ulje të konsiderueshme e temperaturës së ditës për rreth 10 gradë.