Një 6- vjeçare e cila vuante nga leukemia dhe që u bë njeriu i parë në botë që iu nënshtrua një terapie të re të geneve mund të gëzojë sërish, pasi kanceri i saj është zhdukur. Në fillim të këtij vitit, Erin Cross ishte tepër sëmurë pasi vuante nga një formë vdekjeprurëse leukemie, limfoblastikë akute, një kancer i qelizave të bardha të gjakut. Por pas një apeli publik në një program televiziv në Britani, familja e saj arriti të mbledhë 100 mijë paundë dhe në Korrik, Erin udhëtoi drejt Seattle. Atje, e mitura iu nënshtrua një terapie të re AR (Chimaeric Antigen Receptor), e cila konsiston në rindërtimin në laborator të qelizave T (nëntip i qelizave të bardha), që përdoren më pas për të sulmuar dhe vrarë qelizat kancerogjene, kur injektohen sërish në trupin e pacientit. Tashmë, prindërit e 6-vjeçares morën lajmin e mirë nga Spitali i Fëmijëve në Seattle, se analizat e gjakut treguan se kanceri është zhdukur tërësisht.